Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve zhvilloi takim pune me zyrtarët e deleguar nga institucionet ligj zbatuese në këtë zyrë

Prishtinë, 12 korrik 2024 – Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve – Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Bahri Hyseni, së bashku me zyrtarët e deleguar nga institucionet ligj zbatuese në këtë zyrë, mbajtën takim pune. Në këtë takim morën pjesë edhe partnerët ndërkombëtar që e mbështesin punën e kësaj zyreje.

Gjatë këtij takimi u diskutua për finalizimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Zyrën për Rikthimin e Aseteve, konkretisht janë finalizuar për secilin institucion përshkrimet dhe përgjegjësitë, të cilat dalin me Rregulloren për Themelimin e  Zyrës për Rikthim të Aseteve dhe nënshkrimit të memorandumit për funksionalizimin e kësaj Zyreje.

Këto procedura standarde të veprimit, të cilat janë hartuar në përputhje me dokumentet dhe standardet e BE-së për rikthimin e aseteve do të jenë ndihmesë për të gjithë prokuroret që kanë nevojë për ndihmën e Zyrës për Rikthim të Aseteve.