Prishtinë, 27 qershor 2024 – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në bashkëpunim me OSBE-në në Kosovë, organizoi një punëtori dyditore në Tiranë, në të cilën morën pjesë Kryesuesi i Këshilli Prokurorial të Kosovës, z. Ardian Hajdaraj, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, anëtarë të KPK-së, prokurorë të ZKPSH-së, kryeprokurorë, Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Drejtoresha e NJSHPP-së, përfaqësues të OSBE-së dhe zyrtarë të administratës së sistemit prokurorial.
Qëllimi i mbajtjes së kësaj punëtorie ishte prezantimi i perspektives së sistemit prokurorial, sidomos me fokus të veçantë në realizmin e barazisë gjinore dhe integrimin e komuniteteve.
Në sesionin e ditës së parë folën Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe përfaqësuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Mark Lasser, të cilët theksuan rolin dhe rëndësinë e madhe të zbatimit të barazisë gjinore dhe integrimit të pjesëtarëve të komuniteteve në sistemin e drejtësisë. “Jemi të vetëdijshëm që me një angazhim të përbashkët në sistemin e drejtësisë mund të arrijmë rezultate të qëndrueshme në kuadër të arritjes së barazisë gjinore dhe integrimit të pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë”, tha më këtë rast Kryesuesi Hajdaraj.
Po ashtu në këtë punëtori pati diskutime edhe për sfidat e integrimit të të rinjve nga radhët e komuniteteve, si dhe për përdorimin e gjuhëve dhe sfidat e përkthimit në seancat gjyqësore, me ç’rast pjesëmarrësit u pajtuan që të ketë intensifikim të angazhimeve të përbashkëta për këto çështje që u diskutuan për dy ditë me radhë, sepse është nevojë e kohës që të ketë progres të mëtejshëm në rrugën përpara.