Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

U.D. Kryeprokurori i Shtetit mori pjesë në Kongresin e Tretë të Forenzikës

Prishtinë, 25 Maj 2024 – Me ftesë të Kolegjit UBT, Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, mori pjesë në Kongresin e Tretë të Forenzikës në kuadër të së cilës po zhvillohet edhe konferenca shkencore për forenzikë, që është organizuar nga UBT dhe Universitetet nga Turqia.

Me një fjalë rasti U.D. Kryeprokurori Kelmendi përshëndeti pjesëmarrësit e kësaj ngjarje, duke theksuar rëndësinë e këtij kongresi dhe kësaj konference shkencore për forenzikën si një fushë shumë e rëndësishme edhe për punën e Prokurorit të Shtetit, sigurimin e dëshmive esenciale për vërtetimin e drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike në një proces penal.

Gjithashtu, U.D. Kryeprokurori i Shtetit gjatë këtij aktiviteti mori pjesë edhe në hapjen e Laboratorit të Forenzikës në kuader të kolegjit UBT, i cili siç u tha nga të pranishmit do të mundësoj zhvillimin e kapaciteteve të kërkimit shkencor në Kosovë, duke përfshirë teknikat më të reja të analizave kriminalistike.

slider-img