Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Ndalohet personi i cili ishte i kërkuar për kryerjen e disa veprave penale

2> Ndalohet personi i cili ishte i kërkuar për kryerjen e disa veprave penale

Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin se pas zhvillimit të një operacioni në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, Policinë e Kosovë dhe Njësitin Special të Kosovës, më 16.04.2021, është arrestuar i dyshuari me inicialet B.H.,  i cili për nga e kaluara e tij kriminale ka qenë recidivist dhe i kërkuar për organet e drejtësisë, i përfshirë në disa raste për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Kanosja”.

I dyshuari i lartcekur, më 16.04.2021, është ndaluar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në kohëzgjatje prej 48 orësh, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.