Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Kryeprokurori i Shtetit mbajti takim me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias

2> Kryeprokurori i Shtetit mbajti takim me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias

Prishtinë, 19 nëntor 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku dhe me Prokurorin në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni, mbajti një takim me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë drejtuar Komisionit të Venecias për opinion për Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Përfaqësuesit e sistemit prokurorial prezantuan dhe mbrojtën qëndrimet e tyre në lidhje me Projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe kërkuan nga Komisioni i Venecias që të mos lejohet interferimi i pushteteve të tjera në institucionet e drejtësisë dhe të sigurohet pavarësia institucionale, duke u bazuar në parimet më të avancuara ndërkombëtare.