Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Urimi i U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, drejtuar Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shkëlqesisë së tij, z. Jeffrey M. Hovenier

4 korrik 2024

Shkëlqesia Juaj, Ambasador Hovenier,

Me lejoni që në emër të institucionit të Prokurorit të Shtetit t’iu përcjellë urimet më ngrohta për Ju, stafin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë dhe tërë popullin amerikan për Ditën e Pavarësisë.

Deri sa shënoni 248 vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë, ne në Kosovë festojmë dhe vlerësojmë miqësinë dhe partneritetin tonë të qëndrueshme dhe të përjetshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Bashkë me Ju, sot festojnë të gjitha kombet dhe individët që besojnë në vlerat themelore të demokracisë të cilat e kanë përcaktuar Amerikën.

Republika e Kosovës dhe institucionet e sajë, veçanërisht ato të drejtësisë, vlerësojnë lartë  përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti dhe populli amerikan e ka dhënë dhe vazhdon ta japë për fuqizimin e institucioneve të forta dhe stabile të cilat kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit dhe ecjen përpara të shtetit tonë drejt integrimeve perëndimore.

Ne jemi krenarë për lidhjet e forta midis popujve dhe institucioneve tona dhe, mirëpresim që partneriteti dhe bashkëpunimi ynë të jetë i përhershëm.

 

Sinqerisht,

Besim Kelmendi

U.D. Kryeprokuror i Shtetit