Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

U.D. Kryeprokurori i Shtetit z. Besim Kelmendi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ardian Hajdaraj po marrin pjesë në seminarin ndërkombëtarë të organizuar nga Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin Konsultativ të Prokurorëve Evropianë

Vlorë, 16 Maj 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi dhe Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, z. Ardian Hajdaraj po marrin pjesë në seminarin dy ditorë ndërkombëtarë, të organizuar Komisioni Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë në bashkëpunim me Këshillin Konsultativ të Prokurorëve Evropianë, i cili po mbahet në Vlorë. 

Gjatë këtij seminari po diskutohen praktikat më të mira të zbatuara në Republikën e Kosovës, Shqipërisë dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, sfidat e përbashkëta të ndërlidhura me efikasitetin dhe cilësinë e punës në sistemet prokuroriale të këtyre tre vendeve, si dhe marrëdhëniet e sistemeve prokuroriale në relacion prokurori-media. 

Në këtë seminar po marrin pjesë edhe z. Jetish Maloku, znj. Mimoza Shala dhe z. Bedri Gashi nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë së Shqipërisë, të Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, si dhe të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.

slider-img