Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Kryeprokurori i Shtetit dhe Ministri i Drejtësisë në detyrë diskutojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë

2> Kryeprokurori i Shtetit dhe Ministri i Drejtësisë në detyrë diskutojnë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhorë

Prishtinë, 12 shkurt 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ministrin e Drejtësisë në detyrë, Selim Selimi.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi mbarëvajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt.

Më këtë rast, Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi, ka njoftuar Ministrin Selimi me përgatitjet e institucionit të Prokurorit të Shtetit në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në mënyrë që të sigurohet një proces i pacenueshëm, demokratik dhe me integritet, me ç’rast ka deklaruar se Prokuroria e Shtetit është adresë për raportim të çfarëdo rasti të kundërligjshëm, ku të gjitha keqpërdorimet do të ndiqen dhe ndëshkohen sipas ligjit.

Në anën tjetër, Ministri Selimi ka thënë se Kosova është e dëshmuar për zgjedhje të lira dhe fer, si shtyllë e demokracisë funksionale dhe shembull për shumë shtete të rajonit, duke potencuar se duhet ruajtur këtë pjekuri elektorale dhe përgjegjësinë e manifestuar të qytetarëve, gjatë procesit zgjedhor.