Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit

2> Kryeprokurori Kadriu priti në takim Policinë e Kosovës për regjionin e Gjilanit

Gjilan, 31 Maj 2021– Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu ka pritur në takim pune Drejtoreshën e Policisë Rajonale të Gjilanit, Elmina Mahmuti dhe komandantët e Stacioneve Policore, për regjionin e Gjilanit.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve përmes planeve të përbashkëta të këtyre dy institucioneve, të cilët njëherësh edhe e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm.

Gjithashtu, u diskutua edhe rreth komunikimit prokurori/polici gjatë kujdestarive, ndërsa nga kryeprokurori u kërkua që të trajtohen me prioritet rastet e korrupsionit, krimeve ekonomike dhe dhunës në familje, duke mos përjashtuar edhe rastet e tjera kriminale.

Takimi rezultoi me gatishmërinë për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe vazhdimin e takimeve të rregullta mujore.

Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Gjilan