Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Ngrihet aktakuzë për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti

2> Ngrihet aktakuzë për kontrabandë mallrash dhe dhënie ryshfeti

Prishtinë, 15 qershor 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit me iniciale D.I.

Aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri D.I. ka kryer veprat penale “Kontrabandë me mallra”, nga neni 317, paragrafi 1, lidhur me nenin 81 të KPRK-së dhe veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, nga neni 429, paragrafi 2, lidhur me nenin 81 të KPRK-së.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka propozuar në aktakuzë që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, i pandehurit të shpallet fajtor për veprat penale, e cila i vihet në barrë dhe të dënohet sipas ligjit.