Zyra E Kryeprokurorit - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aleksandër Lumezi

Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit i Republikës së Kosovës, Aleksandër Lumezi, lindi më 5 gusht 1964 në Prizren. Fakultetin Juridik e ka kryer më 13 prill 1989 në Universitetin e Prishtinës. Provimin e Jurisprudencës e ka dhënë më 25 prill 1991. Në Studimet në Master, Drejtimi Juridiko-Penal, ka dhënë të gjitha provimet e parapara me programin përkatës dhe është në përgatitje të temës së diplomës.

Përvoja e punës:

  • Kryeprokuror i Shtetit
    21/04/2015 – aktualisht;
    I propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe i emëruar me dekret të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mandati i Kryeprokurorit të Shtetit është shtatëvjeçar.  Kryeprokurori i Shtetit është kreu i Zyrës së Prokurorit të Shtetit.
                             
  • Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
    21/04/2015 deri më 14/01/2016 (sipas detyrës zyrtare); 
     
  • Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës
    14/01/2016 – aktualisht (sipas detyrës zyrtare); 
     
  • Anëtar i Bordit të Inteligjencës Financiare – Ministria e Financave
    21/04/2015 – aktualisht (sipas detyrës zyrtare);
     
  • Anëtar i Bordit për Siguri Publike – Akademia Policore e Kosovës
    21/04/2015 – aktualisht (sipas detyrës zyrtare);  
     
  • Anëtar i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë
    04/04/2017 – aktualisht (sipas detyrës zyrtare);
    Në bazë të Ligjit Nr. 05/L -095 për Akademinë e Drejtësisë
     
  • Kryesues i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë
    04/04/2017 deri më 25/09/2020 (sipas detyrës zyrtare); 
    I zgjedhur nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë
     
  • Kryetar i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, pyetës në lëndën: E drejta penale;
    15/03/2018 deri më 15/03/2020;
    I propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës
     
  • Kryeprokuror i Prokurorisë së Apelit
    01/01/2013 deri më 20/04/2015;
     
  • Kryeprokuror i Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë
    29/06/2010 deri më 31/12/2012;
     
  • Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Publike Komunale në Prishtinë
    16/07/2008 deri më 28/06/2010;
     
  • Zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës
    21/03/2005 deri më 15/07/2008;
     
  • Prokuror në Prokurorinë Publike Komunale të Prishtinës
    01/09/2000 deri më 20/03/2005;
     
  • Bashkëpunëtor Profesional te Avokati Nikë Lumezi
    01/03/1994 deri më 31/03/1996;
     
  • Praktikant Gjyqësor në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë
    01/11/1989 deri më 31/10/1991.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca shkencore dhe profesionale, si në nivel vendor ashtu dhe në atë ndërkombëtar. Flet gjuhën serbe në nivel të avancuar dhe flet gjuhën angleze në nivel mesatar.

Aleksandër Lumezi jeton dhe vepron në Prishtinë, është i martuar dhe ka dy fëmijë.