Zyra E Kryeprokurorit - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njësia Ndërlidhëse për Përgjimet

Njësia Ndërlidhëse për Përgjimet

Njësia Ndërlidhëse për Përgjimet është në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, e cila merret me procedurat në procesin e përgjimit ligjor, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të autorizuar për zbatimin e procedurës së përgjimit, duke u mbështetur në standarde të larta profesionale dhe zbatimin me sukses të masave të fshehta të përgjimit.
Themelimin e Njësisë Ndërlidhëse e bën Kryeprokurori i Shtetit me vendim bazuar në Ligjin nr. 05/L-030 për përgjimin e komunikimeve elektronike.
Kryeprokurori i Shtetit administron dhe kontrollon Njësinë Ndërlidhëse dhe mund të caktojë një prokuror, i cili udhëheq Njësinë Ndërlidhëse në emër të tij.
Kryeprokurori i Shtetit, me qëllim të funksionimit të Njësisë Ndërlidhëse cakton zyrtarët administrativë, të cilët angazhohen në Njësinë Ndërlidhëse.

Dokumente dhe publikime