Zyra E Kryeprokurorit - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Sevdije Morina

Sevdije Morina

Zëvendëskryeprokurore e Shtetit


TË DHËNAT PERSONALE

Emri: SEVDIJE

Mbiemri: MORINA

Mbiemri i gjinisë: GASHI

Data e lindjes: 05.09.1959

Vendbanimi: PRISHTINË

 

SHKOLLIMI

Fakulteti Juridik 19781982

Provimi i Judikaturës: 1984

06.07.2012, Master i shkencave juridike ndërkombëtare, Fakulteti Juridik Prishtinë, Drejtimi Marrëdhënie Ndërkombëtare

 

PËRVOJA NË PUNË

  • Shkurt 1983, shkurt 1984, praktikante në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë,
  • Shkurt l984, mars l985, përkthyes nga gjuha serbokroate në shqip dhe anasjelltas, Gjykata e Qarkut në Prishtinë,
  • mars 1985, korrik 1985, bashkëpunëtor profesional, Gjykata e Qarkut në Prishtinë,
  • korrik 1985 shtator 1990, zëvendësprokuror, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë,
  • Shtator 1990, e shkarkuar nga pozita e zëvendësprokurorit, nga Kuvendi i Serbisë, së bashku me të gjithë prokurorët tjerë shqiptar, të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, e papunë deri në vitin 2003,
  • maj 2003 – shtator 2003, bashkëpunëtor profesional, Prokuroria Publike e Kosovës,
  • shtator 2003 shkurt 2010 Prokuror Publik, Prokuroria e Qarkut në Prishtinë,
  • shkurt 2010 30 maj 2014, Zëvendëskryeprokurore, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës,
  • 30 maj 2014 31 korrik2015 , u.d. kryeprokurore e PSRKsë
  • 1 gusht 2015 – 2 shtator 2015,prokurore në zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit;
  • 2 shtator 2015 vazhdon, zëvendëskryeprokurore e Shtetit

 

ANGAZHIME TJERA NË SISTEMIN GJYQËSOR DHE PROKURORIAL

  • Mars 2010 mars 2011 anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  • Mars 2010 shtator 2010, anëtare e Komisionit të Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial (KPGJP), gjatë Fazës së Dytë dhe të Tretë të Procesit të emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Kosovës,
  • Shkurt 2011 anëtare e Këshillit Prokurorial të Kosovës,
  • Maj 2011 deri shkurt 2012 kryetare paneleve për vlerësimin dhe intervistimin e kandidatëve për prokuror në nivelin e prokurorive të qarqeve dhe atyre komunale në Kosovë (procesi i dytë i emërimeve për shkak të mosplotësimit të pozitave gjatë procesit të parë).
  • Tetor - nëntor 2012, kryetare e paneleve për vlerësimin dhe intervistimin e kandidatëve për prokuror në prokuroritë e qarqeve dhe atyre komunale të Kosovës,
  • Trajnuese e Institutit Gjyqësor të Kosovës: Trajnuese e Certifikuar nga Instituti Amerikan për Shkathtësi Gjyqësore (NITA), trajnuese në lëmin E Drejta e Unionit Evropian në Praktikë, trajnuese për Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut.
  • Pjesëmarrëse në shumë konferenca, seminare e punëtori të ndryshme, si dhe pjesëmarrëse në trajnime të shumta, brenda dhe jashtë vendit, duke përfshirë edhe vizita studimore në vende të ndryshme të botës.

 

STATUSI FAMILJAR

E martuar, nënë e katër fëmijëve

 

NJOHJA E GJUHËVE

Gjuha shqipe, gjuhë amtare.

Njohuri e gjuhës serbe dhe angleze.

 

E-mail:
sevdije.morina@rks-psh.org

Dokumente dhe publikime