Zyra E Kryeprokurorit - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMPETENCAT E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT

KOMPETENCAT E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT

Kryeprokurori i Shtetit është kreu i Prokurorisë së Shtetit, me përgjegjësi për menaxhimin dhe përfaqësimin e Prokurorisë së Shtetit dhe të strukturave të prokurorive, të cilat e përbëjnë Prokurorinë e Shtetit.
Kryeprokurori i Shtetit cakton Zëvendësin e Kryeprokurorit të Shtetit, nga radhët e prokurorëve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, i cili e zëvendëson Kryeprokurorin e Shtetit në mungesë të tij.
Kryeprokurori i Shtetit ka kompetencë në tërë territorin e Republikës së Kosovës.
Kryeprokurori i Shtetit ka kompetencë ekskluzive për lëndë në shkallë të tretë pranë Gjykatës Supreme dhe mbi të gjitha lëndët që përfshijnë mjetet e jashtëzakonshme juridike.
Kryeprokurori i Shtetit nxjerr me shkrim rregulla, udhëzime dhe vendime të përgjithshme të detyrueshme për të gjithë kryeprokurorët dhe prokurorët me qëllim të zbatimit të ligjshmërisë, ngritjes së efikasitetit dhe zbatimit unik të praktikave dhe legjislacionit, mbikëqyr zbatimin e udhëzimeve dhe akteve të tjera, i propozon Këshillit për miratim rregullat mbi veprimtarinë dhe udhëheqjen e evidencës në prokurori, kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj.
Me qëllim të zhvillimit efikas të procedurës ose për arsye të tjera të rëndësishme, Kryeprokurori i Shtetit në bazë të një vendimi me shkrim, mund të marrë nën juridiksion cilindo rast në cilëndo prokurori në Republikën e Kosovës, ose ta ricaktoj atë te një prokuror tjetër.
Përveç elementeve të përmendura, një vendim i tillë duhet të arsyetojë së paku neglizhencën, paaftësinë profesionale ose konfliktin e interesit të prokurorit/ve që e bëjnë të besueshëm një vendim të tillë.

Dokumente dhe publikime