Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës

Share on

Facebook

Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së mban takim me administratorët e prokurorive të vendit

Prishtinë, 25 qershor 2024 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (SKPK), Sami Istrefi, ka mbajtur takim me administratorët e prokurorive të vendit.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi për fuqizimin, ngritjen e efikasitetit dhe mbikëqyrjen sistematike të zbatimit të obligimeve në bazë të mandateve të administratorëve të prokurorive të vendit, pas hyrjes në fuqi të Rregullores për Organizimin e Brendshëm dhe Funksionimin e Prokurorit të Shtetit.

Gjithashtu në këtë takim, Drejtori i Përgjithshëm i SKPK-së, Sami Istrefi, trajtoi e çështjet e nivelit të sigurisë nëpër objektet e prokurorive të vendit, si dhe njoftoi administratorët për procesin e hartimit dhe finalizimit të akteve të brendshme, të cilat rregullojnë statusin e stafit administrativë në sistemin prokurorial.

Drejtori Istrefi, nënvizoi në fund të takimit se, administratorët do të kenë përkrahjen e tij, kurse përkushtimi dhe angazhimi i shtuar i tyre do të krijojë mundësi reale për rritjen e efikasitetit dhe avancimin e mëtejshëm të administrimit të prokurorive të vendit.