Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës

Share on

Facebook

Miratohet Raporti financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024

Prishtinë, 18 korrik 2024 – Komisioni për Buxhet, Financa dhe Personel i Këshillit Prokurorial të Kosovës, i udhëhequr nga prokurorja Ariana Shajkovci, mbajti takimin e radhës sipas agjendës së paraparë, në të cilin morën pjesë anëtarët e Komisionit dhe udhëheqëset e njësive organizative për buxhet, financa, administratë dhe shërbime të përgjithshme.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte shqyrtimi i Raporti Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, me ç’rast u trajtuan shpenzimet sipas kodeve ekonomike.

Më pas, Raport financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024 është miratuar nga anëtarët e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, pa asnjë ndryshim.