Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Zyra për Rikthimin e Aseteve po mbanë punëtori për hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit

Prishtinë, 12 Qershor 2024 – Zyra për Rikthimin e Aseteve, nën udhëheqjen e prokurorit të shtetit z. Bahri Hyseni, po mbanë në Ohër punëtorinë për hartimin e Procedurave Standarde të Veprimit për Zyrën për Rikthimin e Aseteve.

Në këtë punëtori po merr pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Besim Kelmendi, partnerët ndërkombëtar, të cilët e mbështesin punën e kësaj Zyreje nga projekti ROLAG, prokurorë të shtetit, si dhe zyrtarë të deleguar të institucioneve ligj zbatuese.

Këto procedura standarde të veprimit, të cilat po hartohen në përputhje me dokumentet dhe standardet e BE-së për rikthimin e aseteve do të jenë ndihmesë për të gjithë prokuroret që kanë nevojë për ndihmën e Zyrës për Rikthim të Aseteve.