Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve vizitoi Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Prokurorinë Themelore Pejë

Gjakovë dhe Pejë,  04 tetor 2024 – Udhëheqësi i Zyrës për Rikthim të Aseteve – Prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit z. Bahri Hyseni së bashku me zyrtarët e deleguar nga institucionet ligjzbatuese në këtë zyrë dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, vizituan sot Prokurorinë Themelore në Gjakovë dhe Prokurorinë Themelore në Pejë.

Gjatë takimeve të mbajtura në këto prokurori, prokurori Hyseni i njoftoi  të pranishmit për funksionalizimin e Zyrës për Rikthim të Aseteve, si dhe Procedurat Standarde të Veprimit, duke kërkuar bashkëpunim nga prokurorët e këtyre prokurorive me këtë zyrë, me qëllim të këshillimit dhe ndihmës për të gjithë prokurorët që kanë raste ku duhet të aplikohen procedurat për rikthimin e aseteve.

Gjatë këtyre takimeve është diskutuar dhe janë shkëmbyer mendime mbi përmirësimin e procedurave dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ku në këtë drejtim ishte gjurmimi, ngrirja dhe sekuestrimi i aseteve të përfituara përmes veprave penale, si dhe në bashkëpunimin ndërkombëtar për rritjen e efektivitetit në këtë proces, u konsiderua kyç për suksesin e këtyre përpjekjeve, duke ndihmuar në kthimin e aseteve të paligjshme dhe zbardhjen e rasteve të rëndësishme kriminale.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë z. Enis Gashi, zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, z. Ersan Qavolli  së bashku me prokurorët e këtyre prokurorive, falënderuan pjesëmarrësit për vizitën e tyre duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me këto institucione për të arritur rezultate sa më të mira.