Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Diskutohet shtimi i kapaciteteve humane profesionale në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë

Mitrovicë, 1 Tetor 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, së bashku me Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, z. Nijazi Rexha, kanë zhvilluar takim me përfaqësuesit e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë të kryesuar nga shefi i zyrës për sundim të ligjit, z. Antero Lopes, koordinatorja për projekte, znj. Jehona Dragaj, si dhe menaxheri i projektit për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe qasjes në drejtësi në UNDP, z. Ardian Latifaj.

Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte diskutimi i mundësive për mbështetjen e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë përmes shtimit të kapaciteteve humane profesionale, respektivisht zyrtarëve ligjor dhe përkthyesve sipas nevojave të kësaj prokurorie.

Në këtë drejtim, U.D. Kryeprokurori Kelmendi ka falënderuar mysafirët për gatishmërinë e treguar për të mbështetur Prokurorinë Themelore në Mitrovicë në ngritjen e efikasitetit të punës në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.