Office of the Chief State Prosecutor

Share on

Facebook

Përfaqësuesit e sistemit prokurorial marrin pjesë në publikimin e Raportit të OSBE-së për vlerësimin e efektivitetit të reagimit gjyqësor ndaj krimit të rëndë të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”

Prishtinë, 5 qershor 2024 – Zëvendës Kryeprokurori i Shtetit, z. Agron Qalaj dhe anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë së Apelit, z. Arian Gashi Prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, morën pjesë në prezantimin e Raportit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me titull: “Nga letra në praktikë – vlerësimi i efektivitetit të reagimit gjyqësor ndaj krimit të rëndë të organizuar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor”.

 Që të dy ishin në cilësinë e panelistëve, me ç’rast janë përgjigjur në pyetjet e pjesëmarrësve. 

Në këtë publikim ishin të pranishëm të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë së vendit, me ç’rast u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet kryesore të raportit, i cili ka për qëllim t’i ndihmojë institucionet relevante në adresimin e mangësive të identifikuara në ndjekjen dhe gjykimin e rasteve të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit, përmes ofrimit të rekomandimeve praktike të bazuara në gjetjet nga monitorimi i proceseve gjyqësore nga ana e projektit. 

Në përmbyllje të takimit të sotëm u tha se është thelbësor bashkëpunimi i sistemit të drejtësisë dhe organizatave ndërkombëtare siç është OSBE-ja, për adresimin e sfidave dhe përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit në sistemi prokurorial dhe gjyqësor.