Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave

Historiku

Themelimi i mekanizmit mbrojtjes dhe përkrahjes rrjedh nga autoriteti i mandatit të drejtave të njeriut e cituar në rregulloren e UNMIK-ut nr. 1999 /1 të datës 25 korrik 1999 e modifikuar nga autoriteti i përkohshëm i Kosovës dhe rregullorja e UNMIK nr. 2000/15 rreth Themelimit të Departamentit Administrativ të Drejtësisë, dhe ka mbikëqyr Zyrën e koordinatorit për Ndihmë Viktimave të themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/4 mbi Ndalimin e Trafikimit me Njerëz në Kosovë, Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2003/12 mbi Mbrojtjen Kundër Dhunës në Familje.

Zyra funksionoi në kuadër Departamentit të Drejtësisë në kohën e UNMIK-ut prej viti 2002, pastaj me themelimin e institucioneve të Kosovës, zyra kaloi në Ministrinë e Drejtësisë në Departamentin për Qasje në Drejtësi deri në Nëntor të vitit 2011 kur Prokurori i Shtetit dhe Ministri i Drejtësisë lidhin një memorandum bashkëpunimi për transferimin e ZMNV-ve nga Ministria e Drejtësisë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Mandati

Ofrimi i Shërbimeve për viktimat e krimit gjatë procedurave ligjore dhe përfaqësimi i interesave të tyre në sistemin e drejtësisë penale në Kosovë.

Veprimtaria e ZMNV-ve


Zyra për Mbrojtje dhe Ndihme Viktimave është e pavarur brenda Zyrës se Kryeprokurorit të Shtetit. ZMNV është përgjegjëse për të siguruar që politikat e ZMNV-së të jenë në pajtim me politikat e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Këshillit Prokurorial.


ZMNV vepron si Zyre Qendrore në Prishtinë dhe ka 7 zyre të vendosura në prokuroritë themelore si zyre regjionale.


Mbrojtësit e Viktimave punojnë në raste të veçanta 24 orë në ditë, e 7 ditë në javë duke e mbuluar tërë Kosovën.


Zyra për Mbrojtjen dhe Ndihmë Viktimave ndihmon dhe përfaqëson viktimat e dhunës në familje, trafikimit me qenie njerëzore, abuzimet keqtrajtimet e fëmijëve, dhunimet, vrasjet, si dhe viktima të tjera të krimit, përfaqëson, viktimat në polici, prokurori dhe gjykata.

Mandati Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave


ZMNV ka mandat që të institucionalizojë të drejtat e viktimave të krimit dhe t’iu ofrojë atyre përfaqësim, këshillim dhe përkrahje për të pasur qasje në sistemin e drejtësisë.


Mbrojtësit e Viktimave janë persona të autorizuar zyrtar të cilët ofrojnë mbështetje dhe ndihmë viktimave të krimit për të pasur qasje në organet e drejtësisë, është përfaqësuesi i autorizuar i cili ka kompetencë për ta njoftuar palën e dëmtuar për të drejtat e tij/saj, dhe përfaqësimin e interesave të viktimës në procedurën në prokurori dhe gjykatë; dhe kur është e nevojshme, e referon viktimën tek ofruesit tjerë të shërbimeve, vepron në emër të viktimës kur është e nevojshme dhe e duhur për ta ndaluar shkeljen e të drejtave të viktimës dhe për të kërkuar veprim për garantimin e mbrojtjes së tyre.

Shërbimet

– Përfaqsim  i viktimave në seanca gjyqësore

– Përfaqsim  i viktimave në seanca prokuroriale

– Përfaqsimi i viktimave në intervistat policore

– Hartimi shkresave për realizimin e të drejtave të viktimave të krimit

– Përpilimi i kërkesave për masa mbrojtëse

– Kërkesat për kompenzimin e dëmit të viktimave

– Referim të rasteve

– Këshilla juridike

Menaxheri I ZMNV-së

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave funksionon si Zyre e pavaruar në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe udhëhiqet nga zyra e menaxherit të ZMNV-së si Zyre Qendrore në Prishtinë e po ashtu ka edhe 7 zyre të vendosura në prokuroritë themelore si zyre regjionale si dhe Linjën Ndihmëse.

Zyra e Menaxherit  
Telefoni fiks zyrtar: 038 200 18 715 ( Centrex)
Adresa Rruga Luan Haradinaj :Ndërtesa e ZKPSH-së , Ndërtesa e ZKPSH-së , Kati i IV-të , Zyra Nr. 004 dhe 005,  Prishtinë ,

E-mail adresa : burhan.maxhuni@rks-psh.org  

Zyrat regjionale të mbrojtësve të viktimave janë të vendosura në 7 rajone brenda Republikës së Kosovës:

  1. Zyra e Regjionit të Prishtinës

Tel kujdestar : 044 278 738 

Telefoni fiks zyrtar: 038246-059- 038 200 18 738 ( Centrex)
Adresa Pallati i Drejtësisë , Ndërtesa e Prokurorisë Themelore ,Objekti C ,Kati përdhese ,Zyra Nr. C007 dhe C006,C008,C009 Hajvali , Prishtinë.

E-mail adresa : arlind.popaj@rks-psh.org

  1. Zyra e Regjionit të Mitrovicës

Telefoni kujdestar 044 310 466 

Telefoni fiks 038 20017923
Adresa Rruga Çlirimi Lagja e Boshnjakëve Ndërtesa e Prokurorisë Themelore , kati i I-rë, Mitrovicë 

E-mail adresa : burhan.maxhuni@rks-psh.org  dhe isa.aruqi@rks-psh.org 

      3.Zyra e Regjionit të Pejës

Telefoni kujdestar 044 348 164 
Telefoni fiks : 039 421 194  
Adresa : Ndërtesa e Prokurorisë Themelore në Pejë , kati I tretë, Rruga Hasan Cermaxhia, Pejë. Zyret Nr C3,C4,C5.e-mail adresa :

 E-mail adresa : deme.a.hasanaj@rks-psh.org

  1. Zyra e Regjionit të Gjakovës

Telefoni kujdestar : 045 247 303 
Telefoni fiks: 0390 320 228 
Adresa: Ndërtesa e Prokurorisë Themelore në Gjakovë,

E-mail adresa : fatmire.qufaj@rks-psh.org

  1. Zyra e Regjionit të Prizrenit

Telefoni kujdestar: 044 310 468
Telefoni fiks zyrtar 029-241-898
Adresa Ndërtesa e Prokurorisë Themelore  në Prizren, Rruga William Walker, Prizren, kati përdhese , Zyra Nr 01,02 dhe 04.

E-mail adresa : semsije.sagdati@rks-psh.org

  1. Zyra e regjionit të Ferizaj

Telefoni kujdestar :044 161 138 
Telefoni fiks zyrtar: 0290 325 602 
Adresa : Ndërtesa e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rruga e Reçakut , PN Ferizaj , kati I, zyra Nr.106-107.

E-mail adresa : ibrahim.terstena@rks-psh.org

  1. Zyra e regjionit të Gjilanit

Tel kujdestar: 044 310 467
Telefoni fiks zyrtar : 0280 320 462    
Adresa : Ndërtesa Objekti i Prokurorisë Themelore Gjilan, Rruga Marije Shllaku PN , Gjilan, kati I, zyra Nr.107-108.

e-mail adresa : gani.leci@rks-psh.org

Funksionon në kuadër të Zyrës për mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave – ZMNV-ve e cila në fillim është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), dhe është numër telefonik publik dhe pa pagesë  pra është një mekanizëm konfidencial  për raportimin e veprave të ndryshme penale të abuzimit , referon, këshillon , informon viktimat dhe personat tjerë  lidhur me të drejtat e tyre , siguron informatat e nevojshme për shërbimet ekzistuese dhe numrat kontaktues të rrjetit punues.

THIRR PA PAGESË NË 080011112

Zyra e Regjionit të Prishtinës
Tel kujdestar : 080011112 
Telefoni fiks zyrtar: 038 241-993
Adresa Pallati i Drejtësisë , Ndërtesa e Prokurorisë Themelore ,Objekti C ,Kati përdhese ,Zyra Nr. C007 dhe C006,C008,C009 Hajvali , Prishtinë.

e-mail adresa : vlora.januzi@rks-psh.org dhe vigan.nuza@rks-psh.org