Viktimë e krimit është çdo person që ka pësuar dëm duke përfshirë dëmin fizik, mendor, emocional ose edhe humbjen ekonomike të shkaktuar nga një vepër penale të dhunshme
Viktimat e krimit janë: viktimat e dhunës në familje dhe formave tjera të dhunës në baza gjinore, viktimat e trafikimit me njerëz, viktimat e dhunimit, ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale, viktimat e grabitjes dhe sulmeve të dhunshme. Viktimë janë edhe anëtarët e familjes së viktimave të vrasjeve, vdekja e të cilëve është shkaktuar drejtpërdrejt nga vepra penale.
Viktimave të krimit ju njihen një mori të drejtash në kuadër të ligjeve të Republikës së Kosovës dhe u ofrohet mbrojtje, siguri, rehabilitim dhe ri integrim.
Si viktimë e krimit, ju keni të drejtën:
Trajtimi dhe ri integrimi i viktimave të krimit kërkon qasje të shumëllojshme duke përfshirë akterë dhe shërbime të ndryshme për ndihmën ndaj viktimave. Viktimave të krimit në Kosovë ju ofrohet:
PROGRAMI I KOMPENSIMIT TË VIKTIMAVE TË KRIMIT
Programi për kompensimin e viktimave të krimit financohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës. Programi ia mundëson viktimave të veprave të dhunshme të kompensueshme të aplikojnë për kompensim financiar për dëmet si pasojë e veprës penale. Kompensimi nga shteti mund të kërkohet në rastet kur viktima nuk mund ta realizojë të drejtën për dëmshpërblim nga i pandehuri apo kompensim nga burimet tjera.
Informatat e detajuara lidhur me kompensimin e viktimave mund t’i gjeni në broshurat dhe formularët e bashkëngjitura më poshtë. Shihni broshurën informuese dhe formularët për parashtrimin e kërkesës për kompensim.