Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 07 Qershor 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetë (40) aktakuza kundër shtatëdhjetë (70) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar dymbëdhjetë (12) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit për trembëdhjetë (13) persona të dyshuar.

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndajë një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre  (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Speciale (PS):

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër njëzetetre (23) personave, për veprat penale “Pjesëmarrja ose  organizimi i grupit kriminal te organizuar” nga neni 277  lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me par. 1 të KPRK-së , “Shpëlarja e parave” nga neni 302 i KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të Ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit dhe “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380,  par.3 lidhur me par. 1, dhe me nenin 31 të KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike“ nga neni 122 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”, një (1) person për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”, katër (4) persona për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person me urdhër arrest ndërkombëtar.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera): 

Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Grabitja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera): 

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër katër (4) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge. Po ashtu, Departamenti i Përgjithshëm ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për veprat penale si në vijim:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Dhuna në familje”;
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja” dhe “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mospërfillja e gjykatës”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 Prokuroria Themelore Pejë:

/////

Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paaurizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi me migrantë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Ngacmimi seksual”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për veprën  penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit: 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Dhuna në familje“, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“.

Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.