25 Tetor 2024 – Prokurori i Shtetit, ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e nëntë (39) aktakuza kundër dyzet e tetë (48) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë paraqitur dhjetë (10) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë (10) personave, si dhe tri (3) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dhjetë (10) personave, të dyshuar për kryerje të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, tri (3) kërkesa për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër dhjetë (10) personave, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, tre (3) persona të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori:
Prokuroritë | Prokuroria Speciale | Prishtinë | Prizren | Pejë | Gjilan | Gjakovë | Mitrovicë | Ferizaj | Total: |
Aktakuzat
personat |
/ |
15 – 15
|
8 – 12 | / | 1 – 2 | 7 – 11 | 5 – 5 | 3 – 3 | 39 – 48 |
Ndalimet | 1 | 5 | 2 | 3 | 2 | 4 | 1 | / | 18 |
Paraburgimet:
kërkesat – personat |
/ | 7 – 14 | 3 – 3 | / | 3 – 3 | / | / | / | 13 – 20 |
Bastisjet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
Sekuestrimet | / | / | / | / | / | / | / | / | / |
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Speciale, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 par.4 lidhur me nenin 31 dhe 77 të KPRK-së.
2. Prokuroria Themelore Prishtinë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.
Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Vrasja në tentativë”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Manipulimi me prova”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tetë (8) personave për shkak të veprës penale “Sulmi”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrim”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”.
3. Prokuroria Themelore Prizren
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm ,me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, një (1) person për veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi”sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje”, një (1) kërkesë kundër një (1) personi, i dyshuar për veprën penale “Ngacmimi”, si dhe një (1) kërkesë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Lëndimi i rëndë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kanosja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”.
4. Prokuroria Themelore Pejë
Ndalimet e persnave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orëve, tre (3) persona të dyshuar. Një (1) person për veprën penale “Vjedhja e pyllit “, një (1) person për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 24 orëve. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paaurotizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Vrasja në tentativë’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.
6. Prokuroria Themelore Gjakovë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithsëm, ka ndaluar katër (4) persona, në një rast në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”, “Sulmi” dhe “Kanosja”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor në bashkëkryerje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër katër (4) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
7. Prokuroria Themelore Mitrovicë
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vjedhja e rëndë” sipas KPRK-së.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër katër (4) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.
8. Prokuroria Themelore Ferizaj
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Sulmi”.