Prokuroria Themelore Prizren

Kryeprokurori
Optional

Petrit Kryeziu

U.D. Kryeprokuror
Biografia
Të dhënat personale:
Emri dhe Mbiemri:: Petrit Kryeziu
Pozita: U.D. Kryeprokuror
Email: petrit.kryeziu@rks-psh.org
CV - Petrit Kryeziu
Koncept Dokumenti 12 August 2024
Më shumë

Biografia

PETRIT KRYEZIU

Petrit KRYEZIU,  u lind më 06.02.1988, në Prizren.

 

Arsimimi:     

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren, drejtimi shoqëror, përfunduar në vitin 2005/2006.

I diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, në vitin 2009.

I diplomuar në studimet pasdiplomike/ master në shkencat Penal, pranë Fakultetit Juridik në UP, viti 2012.

Provimi i Jurisprudencës, janar 2017.

Akademia e Drejtësisë, prill 2019.

 

Përvoja profesionale:

Bashkëpunëtor i përhershëm i Revistes “Juristi”, pranë fakultetit Juridik, shtator 2010 – mars 2011;

Bashkëautor në Raportin e Monitorimit të Shëndetësisë, publikuar në prill 2010 -Prishtinë;

Autor/moderator i emisionit hulumtues “Drejtësia në Kosovë” nga viti 2011 deri në vitin 2014;

Gazetar hulumtues në portalin KALLXO.com, nga viti 2014 – 2017;

Autor i Raporteve të Monitorimit të Gjykatave, të publikuara nga BIRN dhe Internews Kosova, për vitet 2015, 2016 dhe 2017;

Autor i Raportit të Arsimit; “Procedurat e Rekrutimit dhe Emërimit të Stafit Mësimdhënës në Republikën e Kosovës”;

Shef i Zyrës Ligjore dhe koordinator i projektit të monitorimit të gjykatave në BIRN dhe Internews Kosova, 2015 – 2017;

Anëtar i grupit punues në KGjK për përgatitjen e Planit Strategjik 2013 – 2018. Me Vendim të kryesuesit të KGjK-së, datë 28.05.2013;

Anëtar, FORUMI TRANSPARENCA, 2014 – 2015.  Forum i cili është themeluar në mars të vitit 2014, si përpjekje e koordinuar e akterëve – aktivistëve të shoqërisë civile dhe gazetarëve aktiv në fushën e qeverisjes demokratike;

Fitues i Çmimit Vjetor në Gazetari Hulumtuese për vitin 2015, i shpërblyer nga AGK (Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës) për storien më të mirë të vitit, me hulumtimin “Prizreni i Sunduar Nga Të Fuqishmit e Hotelerisë”, Prishtinë 2016;

Anëtar i Bordit të KMShK-së (Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës) nëntor 2015 – dhjetor 2017;

Anëtar i grupit punues për ndryshim – plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, 2017;

Më datë 22 janar 2018, është emëruar dhe dekretuar Prokuror i Shtetit në Prokurorinë Themelore në Prizren, me numër të Dekretit DP – 008 – 2018;

Nga data 14.06.2018 me vendimin e KPK Nr.263/2018 është emëruar Prokuror Përgjegjës për Media për Prokurorinë Themelore në Prizren, pozitë të cilën e ka ushtruar deri në emërimin e zëdhënësit të prokurorisë,- datë 10.04.2019;

Nga data 10.08.2020, është koordinator për sekuestrim dhe konfiskim të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme,- për Prokurorinë Themelore të Prizrenit;

Nga data 01.01.2021, është emëruar Udhëheqës i Departamentit të Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren;

Me vendimin KPK/Nr.266/23 më datë 01.04.2023 është avancuar në Departamentin e Krimeve të Rënda.

Me vendimin e KPK-së të datës 27.08.2024 është emëruar U.D. i Kryeporokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren