Share on

Facebook

Prokuroria e Prizrenit Mban Ligjërata Vetëdijësuese në Shkollat e Prizrenit

Prizren, 04 Tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht dy prokuroret nga Departamenti për të Mitur, znj. Sahide Sefa dhe znj. Merita Kurtishi-Gaka, kanë realizuar ligjërata vetëdijësuese në shkollën Sh.F.M.U.“Emin Duraku” dhe në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren.

 

Nxënësit fillimisht, u njoftuan për punën dhe funksionimin e prokurorisë dhe për mënyrën se si trajtohen të miturit para institucioneve të drejtësisë.

 

Ligjërata me nxënës, kishte qëllim edukues dhe parandalues, fokus i veçantë i’u kushtua delikuencës së të miturve, dhunës në familje, pasojave të përdorimit të narkotikëve, ngacmimet seksuale etj.

 

Më tutje, nxënësit u njoftuan edhe për sanksionet ligjore që parashihen sipas ligjit për personat që kryejnë vepra penale brenda perimetrit të shkollës dhe jashtë saj.

 

Pas prezantimit, vijoi diskutimi i hapur me nxënës. Prokuroret, i’u përgjigjën interesit të nxënësve, të cilët u fokusuan mbi aspekte të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj edhe më tej, të mbajë ligjërata vetëdijësuese, me qëllim të parandalimit të dukurive negative dhe të veprave penale ku kryes janë të miturit, dhe për veprat penale të kryesve madhor ndaj të miturve.