Prokuroria Themelore Mitrovicë

Share on

Facebook

Kryeprokurori Ujkani ka takuar udhëheqësit e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Mitrovicë, 11 gusht 2022 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Ismet Ujkani ka pritur në takim pune Drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar/Ministria e Drejtësisë, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit , planifikimin para sekuestrimeve apo konfiskimeve të mundshme të pasurive, si dhe shitjen dhe dhënien me qira të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, e të cilat janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

Po ashtu, të pranishmit u pajtuan që komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen.