Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 10 Korrik 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëzetekatër (24) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në dy raste të ndara dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

9-9 5-8 3-3 7-10 24 – 30
Ndalimet 8 4 1 5 18
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

       1-2 1-1 1-1 1-1 4 – 5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

Prokuroria Speciale:

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, tre (3) persona, në dy raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, një (1) person për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe një (1) person me urdhër arrest ndërkombëtar, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprave penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

/////

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

 

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhje e pyllit”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,  si dhe dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale “Mashtrimi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë, kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një aktakuzë (1), kundër dy (2) personave për vepër penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Kanosja“.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar  në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik“ dhe “Keqtrajtimi i kafshëve dhe ndotja e ushqimit dhe e ujit të shtazëve” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ““Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.