Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 11 Korrik 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetepesë (35) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer vepër penale, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit  ka ngritur nëntë (9)  aktakuza kundër njëzetekatër  (24)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

11-11 3-3 6-6 1-2 9-24 5-7 35 – 53
Ndalimet 5 1 4 1 2 1 14
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

       2-3 1-2 3 – 5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

 Prokuroria Speciale:

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe dy (2) persona për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, një (1) person për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave për shkak të veprës penale “Dhuna në familje” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vrasja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje” nga neni 248 i KPRK-së

Aktakuzat:    

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 të KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme” nga neni 320 i KPRK-së.

 

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalime me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer vepër penale.  Dy (2) persona  janë ndaluar për veprën penale “Mashtrimi ”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Vjedhje pyllit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Mashtrimi“.

Aktakuzat :

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi për veprën penale  “Ndërtimi pa leje”

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë, kundër një  (1) personi për veprën penale “Zjarrvënia”

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në dy (2) raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Kanosje”;

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për vepër penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë  (9)  aktakuza kundër njëzetekatër  (24)  personave,  për vepra te ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një (1) aktakuzë kundër dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale “Tregtia e ndaluar“,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi“,

Dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike“.

 

 Prokuroria Themelore Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale” Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhunimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ““Vjedhja e rëndë”.