Prokuroria Themelore Mitrovicë

Share on

Facebook

Aktakuzë për sulmin ndaj gazetarit të RTV 21 në Zveçan

Mitrovicë, 12 tetor 2023 Prokuroria Themelore në Mitrovicë Departamenti i Përgjithshëm, pas hetimeve të zhvilluara ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit D.S., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprat penale “ Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi nga neni 404 par. 1, dhe Sulmi nga neni 184 par. 3 nën par. 3.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, me datë 29 maj 2023 dhe me 31 maj 2023, në Zveçan, me dashje, ka marrë pjesë në turmën e mbledhur të personave, të cilët me veprimet e tyre ka shkaktuar rrezik të përgjithshëm, ashtu që, derisa persona të maskuar ishin duke e sulmuar veturën e Policisë së Kosovës, i pandehuri së bashku me persona tjerë kanë sulmuar gazetarin e mediumit RTV-21 B.Z., policët e Kosovës, dhe gazetarët tjerë që ishin prezent.

Gjithashtu, me datë 31.05.2023, në Zveçan, i pandehuri D.S., me dashje përdor forcën ndaj të dëmtuarit – gazetarit të mediumit “RTV 21” B.Z., i motivuar në bazë të kombësisë, në atë mënyrë, që derisa i dëmtuari ishte duke i përcjellë protestat që zhvilloheshin nga komuniteti serb afër objektit të komunës së Zveçanit, dhe ishte një grup i protestuesve me maska të cilët nisen në drejtim të një veturë të Policisë së Kosovës, ku i dëmtuari niset në drejtim të tyre me qëllim të fotografimit dhe xhirimit, në ato momente një grup prej tre personave i kërkojnë të dëmtuarit që t’i fik pajisjet, dhe e fyejnë si dhe kërkojnë që të largohen ekipa e mediumit, ku në momentin që fillojnë të largohen, grupi i personave fillojnë ti ndjekin dhe gjatë largimit, i pandehuri përdor forcën ndaj të dëmtuarit – gazetarit B.Z., duke e goditur me grusht në be l në anën e djathtë.

Prokurori i Shtetit, në aktakuzë ka propozuar, që gjykata të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.