Prokuroria Themelore Mitrovicë

Prishtinë, 09 Korrik 2024 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetegjashtë (36) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9)  aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh nën dyshimin se ka kryer vepër penale dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër tetë (8) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, si dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër  (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24-orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

 

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë Prokuroria Speciale Prishtinë  Prizren   Pejë Gjilan Gjakovë Mitrovicë Ferizaj        Total:
Aktakuzat

personat

8-14 9-12 6-8 6-6 4-4 3-6 36 – 50
Ndalimet 5 3 5 1 14
Paraburgimet:

 kërkesat – personat

       2-2 1-1 1-1 1-1 5 – 5
Bastisjet
Sekuestrimet

 

Prokuroria Speciale:

/////

 

Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar dy (2) persona për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe dy (2) persona, në raste ndaras, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Prokuroria Themelore Prizren:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Vrasja e rëndë“ nga neni 172 të KPRK-së.

Aktakuzat:    

Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Kanosja” nga neni 181 i KPRK-së,

Tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 i KPRK-së,

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” nga neni 314 i KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore Pejë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit :

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.  Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Dhunë në familje”, një (1) person i ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuzat :

Katër (4) aktakuza kundër katër  (4) personave,  për veprën penale “Dhuna ne familje”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një  (1) personi, për veprën penale  “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”

 

Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 

Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale ”Dhuna në familje”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

Ndërsa Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur katër  (4)  aktakuza kundër katër  (4)  personave  për vepra te ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“,

Një aktakuzë (1) kundër një (1) personi, për veprën penale “Gjuetia e kundërligjshme“,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve“.

 

 Prokuroria Themelore Ferizaj:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48-orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ““Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.