Dokumentet e përgjithshme përmbajnë ligje, akte nënligjore, raporte, plane, analiza dhe materiale të tjera, të cilat sigurojnë transparencën dhe llogaridhënien publike, detajojnë objektivat strategjike, proceset e bashkëpunimit dhe partneritetet me organizatat vendore dhe ndërkombëtare, si dhe përmban draftet e ndryshme për dëgjime publike që i referohen angazhimit publik dhe dokumente që hyjnë në funksion të zbatimit të së drejtës për qasje në dokumente publike të sistemit prokurorial.
Planet e punës detajojnë objektivat strategjike, synimet dhe detyrat e përcaktuara nga sistemi prokurorial për të udhëhequr operacionet dhe iniciativat e tij gjatë periudhave specifike.
Këtu mund të keni qasje në përmbledhje të shkurtra të vendimeve gjyqësore dhe vendimeve prokuroriale të lëshuara nga autoritetet ligjore të Republikës së Kosovës.
Në kuadër të kësaj rubrike do të gjeni ligje dhe aktet normative për sistemin prokurorial, përfshirë rregullore, udhëzime administrative, urdhëresa dhe udhëzues.
Kjo vegzë ndihmon që të denonconi të gjitha rastet që hyjnë në kuadër të veprave penale, për të cilat konsideroni se përbëjnë shkelje të të drejtave tuaja.
Viktimë e krimit është çdo person që ka pësuar dëm duke përfshirë dëmin fizik, mendor, emocional ose edhe humbjen ekonomike të shkaktuar nga një vepër penale të dhunshme.
Prokuroria Speciale është organ i specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale, e cila vepron si një organ i shkallës së parë në kuadër të sistemit prokurorial të Kosovës.
Prokuroria Speciale ka kompetencë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, vepron dhe përfaqëson lëndët në gjykatën e përcaktuar me ligjin përkatës për gjykatat.
Prokuroria Speciale është organ i specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale, e cila vepron si një organ i shkallës së parë në kuadër të sistemit prokurorial të Kosovës.
Prokuroria Speciale është kompetente të hetojë dhe ndjekë veprat penale për të cilat parashihet dënimi me dhjetë (10) vite e më shumë burgim, veprat penale të korrupsionit zyrtar, veprat penale kundër detyrës zyrtare, dhe veprat penale të pranimit ose dhënies së ryshfetit në sektorin privat, me kusht që dëmi i shkaktuar apo dobia pasurore e përfituar nga vepra penale është më shumë se pesëqind mijë (500.000) euro.
Prokuroria Speciale ka katër departamentet e përhershme si në vijim:
-Departamenti për hetimin e Krimeve të Luftës
-Departamenti për hetimin e Krimit të Organizuar
-Departamenti për hetimin e Terrorizmit
-Departamenti për hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar
Numri i Kujdestarisë
+383 (0) 44 666 492
Malart Kuqi
Bashkëpunëtor Profesional
E-mail: [email protected]
Nr. tel: +383 45 938 508
Besa Gjoni