Prokuroria Speciale është organ i specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale, e cila vepron si një organ i shkallës së parë në kuadër të sistemit prokurorial të Kosovës.  Prokuroria Speciale ka kompetencë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, vepron dhe përfaqëson lëndët në gjykatën e përcaktuar me ligjin përkatës për gjykatat.Prokuroria Speciale është organ i specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale, e cila vepron si një organ i shkallës së parë në kuadër të sistemit prokurorial të Kosovës. Prokuroria Speciale është kompetente të hetojë dhe ndjekë veprat penale për të cilat parashihet dënimi me dhjetë (10) vite e më shumë burgim, veprat penale të korrupsionit zyrtar, veprat penale kundër detyrës zyrtare, dhe veprat penale të pranimit ose dhënies së ryshfetit në sektorin privat, me kusht që dëmi i shkaktuar apo dobia pasurore e përfituar nga vepra penale është më shumë se pesëqind mijë (500.000) euro.

Prokuroria Speciale ka katër departamentet e përhershme si në vijim:

  • Departamenti për hetimin e Krimeve të Luftës
  • Departamenti për hetimin e Krimit të Organizuar
  • Departamenti për hetimin e Terrorizmit
  • Departamenti për hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar

Administrator:

Recepsioni

Tel: 038 200 66800
Email: prokuroria.speciale@rks-psh.org
Adresa: Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, rruga: Luan Haradinaj

Administrata

Administrata e Prokurorisë Speciale përbehet nga gjashtëdhjetë e tetë (68) persona staf mbështetës, si dhe udhëhiqet nga Administratori Astrit Dibra.

Administrator – 1

Ekspertë – 5

Bashkëpunëtorë profesional – 27

Zyrtarë ligjor – 17

Mbikëqyrës të shkrimores – 1 

Zëdhënës – 1 

Zyrtar për buxhet dhe Financa – 0

Zyrtar për Teknologji Informative – 1

Sekretar Juridik – 3

Përkthyes  – 4 

Referent – 2

Arkivist – 1 

Zyrtar të Transportit – 4

Zyrtar Teknik i Kontrollit dhe Mirëmbajtjes  – 1