Share on

Facebook

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Komisioni për Administrimin e Prokurorive të KPK-së, i udhëhequr z.Jetish Maloku, pas marrjes së kryesimit të tij këtë muaj, mbajti takimin e radhës, sipas agjendës së paraparë.

Në takim morën pjesë anëtarët e këtij komisioni, si dhe znj.Stephanie Lefeuvre, eksperte nga Projekti KoSEJ III i KE-së, zyrtarët e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe zyrtarët e Sekretariatit të KPK-së, përfshirë Departamentin e Teknologjisë Informative.

Fillimisht janë aprovuar Raporti vjetor i Punës së Komisionit për vitin 2023 dhe Plani i Punës për vitin 2024, kurse ky i fundit është përgatitur konform Planit Strategjik të sistemit prokurorial 2022-2024.

Gjatë takimit u trajtua edhe raporti i ekspertëve të Projektit CEPEJ, i cili përmban ngritjen e kualitetit të të dhënave dhe gjenerimin e raporteve statistikore të prokurorive të vendit në SMIL.

Gjatë takimit janë diskutuar edhe rezultatet e pyetësorit për zbatimin e SMIL-it në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili është duke u bërë sipas standardeve për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave nga  SMIL-i, qëllimi të cilit është matja e përshtypjeve të përdorimit të këtij sistemi se sa ka bërë lehtësimin e punës së tyre të përditshme dhe avancimi i SMIL-it sipas kërkesave të prokurorëve dhe zyrtarëve administrativë.

Në përfundim të takimit, u tha se gjatë vitit 2024 do të ketë angazhime të rëndësishme të Komisionit për Administrimin e Prokurorive, sidomos në çështjet lidhur me analizimin e  ngarkesës së lëndëve në prokurori, unifikimin i praktikave të punës dhe në zbatimin – shkëmbimin elektronik të të dhënave me institucionet e tjera të zbatimit të ligjit.

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive