Prishtinë, 19 qershor 2024 – Komisioni për Rishqyrtim të ankesave të kandidatëve për prokurorë të rinj të shtetit, i cili kryesohet nga anëtari i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Arian Gashi, në përbërje të të cilit janë edhe prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Bahri Hyseni dhe anëtari rezervë, prokurori në Prokurorinë e Apelit, Arben Ismajli, mbajti sot një takim për t’i trajtuar ankesat e aplikuesve ndaj rezultatit të përzgjedhjes në fazën e dytë të testit me shkrim nga Komisioni për Rekrutim.
Anëtarët e Komisionit po punojnë me intensitet të shtuar gjer në shqyrtimin e të gjitha ankesave që kanë arritur nga kandidatë për prokurorë të shtetit, ndërsa pas përfundimit të tyre, Këshilli Prokurorial i Kosovës do të njoftojë me kohë për procedurat e mëtejshme të procesit të përzgjedhjes së prokurorëve të rinj në sistemin prokurorial.