Share on

Facebook

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial priti në takim Zëvendësdrejtorin e Qendrës për Rikthimin e Pasurive…

Funksionalizimi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ishte në fokus të diskutimit në takimin e sotëm që zhvilloi Kryesuesi i KPK-së, z.Ardian Hajdaraj, me Zëvendësdrejtorin e Qendrës për Rikthimin e Pasurive në Institutin e Bazelit për Qeverisje, z.Iker Lekuona dhe ekspertin e Institutit të Bazelit për Qeverisje, z.Eric Stonecipher.

Gjatë këtij takimi, Kryesuesi i KPK-së, z.Hajdaraj, falënderoi Zëvendësdrejtorin e Qendrës për Rikthimin e Pasurive, z.Lekuona dhe ekspertin e këtij Instituti, z.Stonecipher, për vizitën, duke i njoftuar për miratimin dhe fillimin e procesit të zbatimit të Rregullores për Zyrën për Rikthimin e Aseteve, e cila do të lehtësojë në mënyrë të dukshme institucionin e Prokurorit të Shtetit në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që kanë të bëjnë me pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme.

Nga ana tjetër, z.Iker Lekuona uroi z.Hajdaraj për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij për ofrimin e përkrahjes dhe mbështetjes së plotë për funksionalizimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve dhe për aktiviteteve të tjera në fusha të ndryshme të sistemit prokurorial.

Rrjedhimisht, gjatë këtij takimi, bashkëbiseduesit u pajtuan për të vazhduar koordinimin e aktiviteteve të këtij viti, me qëllim të arritjes së objektivave me anë të avancimit në fushën e gjurmimit të pasurisë, bashkëpunimit me institucionet financiare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar juridik për kthimin e pasurisë së fituar përmes veprës penale.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial priti në takim Zëvendësdrejtorin e Qendrës për Rikthimin e Pasurive në Institutin e Bazelit për Qeverisje dhe Ekspertin e Institutit të Bazelit për Qeverisje