Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës

Share on

Facebook

AKTAKUZË KUNDËR PESË PERSONAVE PËR VRASJE TË RËNDË, MANIPULIM ME PROVA, MBAJTJE E ARMËVE DHE PJESËMARRJE NË RRAHJE

Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër pesë (5) të pandehurve me inicialet D.H., R.S., A.V., B.M dhe J.B.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’ nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen  për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

AKTAKUZË KUNDËR PESË PERSONAVE PËR VRASJE TË RËNDË, MANIPULIM ME PROVA, MBAJTJE E ARMËVE DHE PJESËMARRJE NË RRAHJE