Këshilli Prokurorial i Kosovës

Share on

Facebook

Mbahet takimi i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 17 shtator 2024 – Komisioni për Administrimin e Prokurorive, i udhëhequr nga z. Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e radhës, në të cilin morën pjesë edhe anëtarët e Grupit punues për monitorimin e zbatimit të SMIL-it, përfaqësuesja e CEPEJ-it, zyrtarë të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë dhe Departamentit të Teknologjisë Informative të SKPK-së.

Me ketë rast janë prezantuar të dhënat e pyetësorit lidhur me përshtypjet e stafit rreth përdorimit të SMIL-it dhe lehtësimit të punës, si dhe avancimit të tij sipas kërkesave të stafit të prokurorive të vendit, që janë mbajtur në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Anëtarët e Komisionit dhe grupit punues, gjithashtu, trajtuan edhe sfidat e identifikuara gjatë shkëmbimit elektronik të të dhënave ndërmjet prokurorive dhe policisë dhe diskutuan për definimin e raporteve të reja statistikore, që paraqesin punën e prokurorive.