Prishtinë, 25 qershor 2024 – Komisioni për Çështje Normative, i kryesuar nga Armend Zenelaj, mbajti takimin e radhës, në të cilin morën pjesë përveç anëtarëve të tij, edhe përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane, EUKOJUST-it, UNDP-së dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Qëllimi i takimit të sotëm ishte diskutimi për draftimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive, pas hyrjes në fuqi të Ligjit për Prokurorit të Shtetit.
Me këtë rast, Kryesuesi i Komisionit për Çështje Normative, Armend Zeneli, theksoi se kjo rregullore do të draftohet mbi bazën e parimeve, standardeve dhe praktikave më të mira evropiane, si dhe falënderoi përfaqësuesit e partnerëve ndërkombëtarë në Kosovë për mbështetjen dhe ofrimin e ekspertizën së tyre për një akt kaq të rëndësishëm të sistemit prokurorial.