Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës

Share on

Facebook

Profesorë dhe studentë të Universitetit të Karolinës së Jugut vizitojnë Prokurorinë Speciale

Prishtinë, 11 qershor 2024 – Udhëheqësi i Departamentit për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale, Ilir Morina, së bashku me bashkëpunëtorë, priti sot në takim një grup profesorësh dhe studentësh nga Universiteti i Karolinës së Jugut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilëve iu printe profesori Dr.Carl T. Dahlman. Qëllimi i takimit ishte marrja e informacioneve konkrete profesionale dhe njoftimi për ecurinë e ndjekjes penale, zhvillimin e hetimeve dhe gjykimin e krimeve të luftës në Republikën e Kosovës. Me këtë rast, delegacioni i profesorëve dhe i studentëve amerikanë është njoftuar nga Prokurori Special, Ilir Morina, për punën që bënë ky departament dhe për sfidat me të cilat ballafaqohet aktualisht. Pjesëmarrësit në takimin e sotëm patën mundësi të shkëmbejnë standardet dhe praktikat më të mira të gjykatave dhe prokurorive ndërkombëtare, gjykatave hibride dhe gjykatave prokurorive të vendit tonë për ndjekjen, hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.