Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 28 Shkurt 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur pesëdhjetë e pesë (55) aktakuza kundër shtatëdhjetë e tre (73) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetetetë (48) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3)  personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm “.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet) dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale dhënia e ryshfetit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tridhjetekatër (34) aktakuza kundër dyzetetetë (48) personave, për këto vepra penale:

Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave, për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

 

Prokuroria Themelore Prizren

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Sulmi” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara’’.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave për veprën penale “Dhuna në familje

Një (1) aktakuz, kundër një (1) personi për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”.

 

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Kanosja” dhe dy (2) persona, për shkak të veprës penale “Lëndim i Lehte Trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur tri (3) aktakuzë kundër tre (3)  personave për vepra penale të ndryshme.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  person, për vepra penale “Kanosja”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  person, për vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  person, për vepra penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesē (5) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”;

Nje (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.