Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 2 Mars 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjetetre (53) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë (7) personave dhe një (1) kërkesë për caktim të masës për paraqitje në stacion policor, kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër (4) persona, ka ushtruar dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona si dhe ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës për paraqitje në stacion policor, kundër katër (4) personave të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktim paraburgimi për një (1) person dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Vjedhja”. 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm – prokurori kujdestar ka ushtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person për veprën penale ““Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe një (1) person për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave, për këto vepra penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi seksual”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkelja e detyrimeve familjare”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”.

 

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, për shkak të veprës penale “Dhunimi” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi”.

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës për paraqitje në stacion policor, kundër katër (4) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Kanosja”;

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “Heqja  apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ndërtimi pa leje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

 

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Ngacmimi’’ dhe ‘’Sulmi’’.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Mosdhënia e ndihmës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës’’.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona në dy raste të ndryshme në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, si dhe ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Kanosja”.

Ndërsa Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) mitur në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një kërkesë (1) për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Falsifikimi i parasë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi”.