Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 09 shkurt 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tridhjetë e gjashtë (36) aktakuza kundër pesëdhjetë e pesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë (8) persona dhe janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit,  ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur tri (3) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katërmbëdhjetë (14)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Ndërsa, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Grabitja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

 

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për veprat penale si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet me urdhër të Prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuaar në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale “Vrasje në tentativë” .

Aktakuzat :

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një(1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tri (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shmangia nga tatimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Vjedhja e rëndë” , si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Marrja në posedim e pasurisë së luajtshme”.

Ndërsa Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Vrasje” si dhe veprës penale “Mbajtja pa autorizim të armëve dhe municionit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për veprat penale “Dhuna në familje  dhe veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”.

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprave penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë“ dhe “Keqpërdorimi i besimit”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër katërmbëdhjetë (14)  personave, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor“ dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda,, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Grabitja”.  

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.