Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 12 shkurt 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë tre (3) kërkesa për caktim të paraburgimit të tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dhjetë (10) persona, të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën  penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”, katër (4) persona, në dy raste ndaras, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, dy (2) persona për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe dy (2) persona për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se njëri nga të ndaluarit ka kryer veprën penale “Kanosja” ndërsa tjetri veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.

 

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar dy (2) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën  penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, dhe një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Sulmi seksual”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Dhuna në familje”.