Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 15 shkurt 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë Themelore janë ngritur dyzetetetë (48) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për 48 orë shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit të gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale janë sekuestruar dy (2) vetura, një e tipit ‘’BMW X5’’ dhe një ‘’Shkoda’’, njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro, si dhe nëntë (9) telefona celularë.

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, si dhe ka sekuestruar dy (2) vetura, një e tipit ‘’BMW X5’’ dhe një ‘’Shkoda’’, njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro, si dhe nëntë (9) telefona celularë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër tre (3) personave, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar dy (2) persona të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personit, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Speciale (PS), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, për veprën penale ‘’Falsifikim i parasë’’.

Sekuestrimet e përkohshme:

Prokuroria Speciale ka sekuestruar njëzet e katërmijë e gjashtëqind (24,600.oo) euro, dy (2) automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë (9) telefona celularë.              

 

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Vjedhja”, dy (2) persona, në raste ndaras, për veprën penale “Dhuna në familje” dhe dy (2) persona të dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” dhe “Dhënia e ryshfetit në sektorin privat”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Kanosja”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”.

 

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, në dy raste të ndara, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Vjedhja” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vrasja në tentativë”.

Ndërsa, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”;

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

 

Prokuroria Themelore Pejë

 Ndalimet me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka  ndaluar dy (2) persona të dyshuar.  Një (1) person i ndaluar për veprën penale ”Vjedhje e rëndë” dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale “Ngasja e automjetit në gjendje të dehur”.

Kërkesat për caktim të paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një (1) për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personit për veprën penale “Mashtrimi”.

Aktakuzat:

Tri  (3) aktakuza, kundër tre  (3) personave  për veprën penale “Dhunë familje”;

Dy (2) aktakuza, kundër dy  (2) personave  për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Shmangia nga tatimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe dy (2) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Vjedhje e Rëndë”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale:

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi për vepër penale “Dhuna në familje”.

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale ”Dhunimi”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2)  personave, për veprën penale “Sulmi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprat penale “Prezantimi i rremë si person zyrtar“ dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor“ dhe “Kanosja”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”.