Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 5 Mars 2024  – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër dyzetetetë (48) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona dhe janë paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tre (3) persona, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy (2) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Krimeve të Rënda- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Grabitja”, dhe një (1) person për veprën penale “Rrëmbimi”.

Departamenti për të Mitur- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi seksual”.

Departamenti i Përgjithshëm- prokurori kujdestar ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Sulmi seksual”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave, për këto vepra penale:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Sulmi”,

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shkaktimi i falimentimit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngacmimi”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër (4) persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprat penale si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje’’.

 

Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Pejë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale ‘’Dhuna në familje’’.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar dy (2) mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprave penale “Dhuna në familje”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. 

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Sulmi”.

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1)  personi, për veprat penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë“ dhe “Keqpërdorimi i besimit”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra penale si në vijim:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Grabitja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.