Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Share on

Facebook

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 25 Shkurt 2024  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesëmbëdhjetë (15) persona të dyshuar, si dhe janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në dy raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona për veprën penale “Kanosja”, dy (2) persona për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, një (1) person për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, një (1) person për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe një (1) person për veprën penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

 

Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’.

 

Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Ndërsa Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera) :

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave, për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Dhënia e ryshfetit”

 

Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike“dhe një person është ndaluar për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë një (1) kërkesë për caktim paraburgimi kundër një (1) person, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

 

Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ndërsa, dy (2) persona tjerë, janë ndalaur në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.