Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit udhëhiqet nga Kryeprokurori i Shtetit, i cili emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas propozimit të Këshilli Prokurorial të Kosovës. Kryeprokurori i Shtetit ka juridiksion në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe ka juridiksion ekskluziv mbi lëndët në shkallë të tretë pranë Gjykatës Supreme, si dhe mbi të gjitha lëndët që përfshijnë mjete të jashtëzakonshme juridike. Kryeprokurori i Shtetit mund të marrë në kompetencë secilën lëndë në secilën prokurori të Republikës së Kosovës siç është përcaktuar me ligj. Kryeprokurori i Shtetit është kreu i Prokurorit të Shtetit dhe ka përgjegjësi të gjithmbarshme për menaxhimin e Prokurorit  të  Shtetit dhe mbikëqyrjen e të gjithë prokurorëve. Kryeprokurori i Shtetit nxjerr  rregulla, instruksione, udhëzime dhe vendime për rregullimin e brendshëm të Prokurorit të Shtetit. Në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit përveç Kryeprokurorit të Shtetit, vepron edhe Zëvendëskryeprokurori i  shtetit dhe shtatë (7) prokurorë që merren me lëndët e shkallës së trete.

Administrata

Në administratën ZKPSH janë të angazhuar gjithsej njëzetenjë (21) persona, staf mbështetës. Prej tyre:
Administrator  1
Bashkëpunëtor Profesional (6);
Udhëheqëse e Zyrës për Komunikim Publik (1);
Zyrtar për Buxhet dhe Financa (1);
Zyrtar të TI-së (1);Zyra e Përgjimeve
Zyrtar i Përkthimeve (1);
Zyrtar Ligjor (3);
Referent (3);
Zyrtare e Arhivit  (1);
Zyrtar për Transport (2);
Recepsionist (1);