Prishtinë, 19 maj 2025 –Udhëheqësi i Zyrës për Rikthimin e Aseteve, njëherësh dhe Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit z. Bahri Hyseni, priti sot në takim pune përfaqësuesë të GIZ-it Gjerman, kryesuar nga znj. Marina Kovaqiq dhe z. Ilija Bundaleski.
Gjatë këtij takimi u diskutua rreth koncept dokumentit për nevojën e nxjerrjes së Ligjit për Rikthimin e Aseteve, gjithashtu për bashkëpunimin me institucionet e tjera ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtar lidhur me Rikthimin e Aseteve.
Në këtë takim pjesëmarrësit u zotuan që të vazhdojnë takimet me qëllim të arritjes së efikasitetit të Zyrës për Rikthim të Aseteve dhe rikthimit të aseteve në mes të Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera.