Share on

Facebook

Urimi i U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, me rastin e Festës së Pashkëve katolike

Prishtinë, 20 prill 2025

Të nderuar qytetarë të besimit katolik,

Në emrin tim dhe të institucionit të Prokurorit të Shtetit, ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e kremtimit të Festës së Pashkëve.

Pashkët na inkurajojnë të besojmë te e mira, të kultivojmë vlerat qytetëruese për një të ardhme më të ndritur dhe të angazhohemi së bashku për ndërtimin e një vendi ku mbizotëron paqja dhe drejtësia.

Le të jetë kjo ditë e shenjtë një kohë e reflektimit dhe ringjalljes së shpresës në zemrat tona.

Me respekt,

U.D. Kryeprokuror i Shtetit

 

Besim Kelmendi